Kiara për Luizin: Mes nesh mund të ketë diçka, kam pëlqim dhe nuk është lojë

Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës është komentuar mbrëmjen e sotme në BBV, si nga protagonistët por edhe analistët.

Kiara në lidhje me këtë marrëdhënie është shprehur se ka një pëlqim dhe në të ardhmen mund të ketë një lidhje të mundshme mes tyre ndërsa ka hedhur poshtë zërat për një lidhje jashtë apo nëse kjo është për lojë.

Nga ana tjetër analisti Arbër Hajdari është shprehur se sipas mendimit të tij kjo është për lojë ose mbase Kiara stepet se ka lënë një person pezull jashtë.

KiaraNdihem mirë pranë tij dhe më bënte mendoj që mes meje dhe tij një ditë mund të ketë diçka. Nuk e di nëse do të ndodhë brenda shtëpisë së BBV. Të marrësh një vendim në këto kushte që ne jemi është shumë e vështirë në këto kushte, nuk e di sa e vërtetë është si gjë duke qenë se Luizi është një tip që nxitohet në pjesën më të madhe të kohës. Unë jam tip që stepem dhe nuk e marr shpejt një vendim të tillë dhe kjo më bën të stepem, unë mendoj se nuk mund të dashurohesh për 20 ditë, të thuash të dua është pak e nxitueshme

LuiziKëto përgjigje që i dha Kiara kam 20 ditë që i ndjej, kjo ka një lloj barriere ndoshta nga kamerat nga banorët që janë këtu, nga njëra anë e kuptoj, psenë private e ka shumë të shenjtë dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë mes.

KiaraDuke qenë se kam pasur një histori publike nuk do doja të ishte e nxituar, kam shumë pikëpyetje në lidhje me Luizin.

Arber Hajdari: Kiara në këtë marrëdhënie ose do të marrë vëmendje dhe e ka për lojë, ose ka lënë një marrëdhënie pezull jashtë ndërsa Luizi po bën çmos ta krijojë këtë marrëdhënie

KiaraNëse kjo është për lojë hap derën dhe dal jashtë, as nuk kam lënë njeri jashtë por kam një pëlqim për Luizin dhe ju nuk jeni në zemrën time që ta dini.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.