Kiara: Më pëlqejnë meshkujt dominantë, pa Luizin do isha e njëjta

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme.  Aty, Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Kiara në bisedën e saj me Oltën, Shpatin dhe Kejsin u shpreh se Luizi e ka ndihmuar në lojë, por ajo do të ishte e njëjta edhe pa të.

Më pëlqejnë meshkujt dominantë. Në një tavolinë më pëlqen që mashkulli im të jetë protagonist. Te Luizi më pëlqen që e shpreh dashurinë, që është romantik, përkujdeset dhe jam i sigurt që jashtë do jetë edhe më i mirë.

Luizi më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Big Brother im pa Luizin do ishte njësoj. Do u kisha kushtuar më shumë kohë banorëve, por do isha e njëjta Kiarë. Luizi më ka ndihmuar në momentet e vështira dhe më ka dhënë shtysë për të vazhduar përpara. Nëse do isha vetëm do më kishte kapur serioziteti që më karakterizon.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.