Kiara është mërzitur së fundmi me Luizin. Kjo sepse ai ka hequr litarin (veprim që e dërgon në nominim) dhe i ka thënë moderatores: “Dua ta shikoj a na do publiku bashkë”.
Pikërisht kjo e ka mërzitur Kiarën sepse këngëtari e ka rrezikuar dhe atë. Ajo është shprehur se nuk e ka problem të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP2”, por nuk i vjen mirë që Luizi nuk e ka aspak problem ta rrezikojë vetëm për të parë nëse publiku i do apo jo.