Këto janë rreziqet shëndetësore që ju shkakton gatimi me gaz…

A e dini se gatimi me gaz mund ta bëjë ajrin brenda shtëpisë tuaj deri pesë herë më të ndotur? Ky është rezultati i hulumtimit të publikuar në The Guardian, i cili hetoi rreziqet shëndetësore të shkaktuara nga përdorimi i sobave me gaz.

Sipas nje studimi u gjetën nivele të larta të ndotjes në ambiente të mbyllura si për shembull në shtëpi. Studimi u krye nga një grup kërkimor nga Instituti Rocky Mountain që luftojnë për mbrojtjen e mjedisit në Shtetet e Bashkuara.

Gatimi me gaz çliron shumë emetime të dioksidit të azotit dhe monoksidit të karbonit në shtëpi, një situatë e rrezikshme veçanërisht për më të vegjlit në familje.

Gjithashtu sipas The Guardian, raporti vërtetoi se fëmijët që jetojnë në shtëpi ku përdoren soba me gaz kanë 42% më shumë gjasa të vuajnë nga astma.

Emetimi i dioksidit të azotit mund të jetë gjithashtu përgjegjës për përkeqësimin e sëmundjes të tillë si sëmundja kronike obstruktive pulmonare, si dhe të jetë e lidhur me problemet e zemrës, diabetin apo edhe kancerin.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.