Këto 3 shenja horoskopi mund t’ju godasin lehtësisht me thikë pas shpine!

Miks Albania

Sipas astrologes Stina Garbis, 3 shenjat e zodiakut me më shumë gjasë që t’ju godasin me thikë pas shpine janë këto:

Dashi (21 mars – 19 prill)

Si shenja e parë në horoskop, Dashi priret të ketë një qëndrim të tipit “unë vij i pari”. Ata janë shumë ambiciozë, konkurrues dhe gjithmonë përpiqen të jenë numri një. Për shkak të kësaj, nëse ndihen sikur po kërcënohen nga dominimi i dikujt, mund t’ju tradhtojnë shpejt.

Dashi udhëhiqet nga Marsi, perëndia e luftës dhe ndonjëherë mund të fillojë telashe dhe të luftojë, vetëm për kënaqësi. Nëse jeni në anën e tyre, Dashi mund të jetë shumë besnik, por nëse ndihet i kërcënuar, duhet të jeni vigjilent për çdo reagim apo sulm të befasishëm.

Binjakët (21 maj – 20 qershor)

Nëse e njihni astrologjinë, nuk duhet t’ju habisë prania e Binjakëve në këtë listë. Binjakët fjalëshumë të zodiakut udhëhiqen nga Mërkuri, për të cilin Garbis thotë se “mund të jetë një djall i vogël që e do dramën”.

Binjakët përshtaten lehtësisht me të gjithë dhe kanë aftësinë për të folur me këdo, një aftësi që ata sigurisht, e përdorin gjithnjë.

Garbis thotë se do e mendonte mirë para se t’i tregonte një sekret një Binjaku, sepse ata priren të flasin dhe të bëjnë thashetheme.

Janë të këndshëm kur i keni përballë, por nëse s’u pëlqen një detaj i vogël, do përpiqen t’ju njollosin emrin në gjithë qytetin. Binjakëve u pëlqen të ecin përpara dhe do të kalojnë pa hezitim mbi të tjerët për të arritur në rrugën e tyre.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Nga të gjitha shenjat në këtë listë, Akrepi është shenja më interesante, sepse tradhtia e tyre mund të godasë shumë më fort se Dashi apo Binjakët. Akrepi udhëhiqet nga Plutoni, perëndia e botës së krimit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.