Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Charles Michel nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social “X”.
“Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.
#EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë.
Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”, shkruan Michel.