Gjykata e Fierit ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj Fredi Belerit. Seanca e radhës do të mbahet më 2 shtator.
Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, u paraqitur sërish Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht. Dy seancat e mëparshme dështuan për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm. Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, Gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili do të shqyrtojë provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.
Prokurori i çështjes është Oljana Gjergjefi, e cila do të përfaqësojë akuzën dhe do të paraqesë argumentet kundër lirimit me kusht të Belerit.