Kërkoi kthimin e telefonit të sekuestruar, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

Miks Albania

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për kthimin e telefonit të sekuestruar në momentin e arrestimit brenda zyrës së tij. Me urdhër të SPAK, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt. Ndaj tij rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Erion Veliaj u arrestua ndërsa ishte në zyrën e tij, brenda Bashkisë së Tiranës, nën dyshimet se së bashku me gruan e tij, Ajola Xoxa kanë kryer korrupsion me fondet publike në të paktën 10 raste. Prokurorët, Olsi Dado dhe Altin Dumani thonë se kanë qenë kompanitë e zotëruara de facto e de jure nga Ajola Xoxa ato që kanë bërë të ligjshme miliona lekë.

Nga ana e tij, SPAK  thotë se Xoxa ka kryer të njëjtat krime si burri i saj, por njëherazi edhe ka fshehur origjinën e parave. Ndaj saj u vendos fillimisht masa e sigurisë “arrest shtëpie”, por togat e zeza të GJKKO-së zëvendësuan masën e sigurisë  në “detyrim paraqitje” gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar më 12 Shkurt.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.