Kërcet arma në Vlorë, një i plagosur, në kërkim autori

Miks Albania

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum të Vlorës.

Burime bëjnë me dije se një 29-vjeçcari Sildi Velaj ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarrin. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në Orikum.

Sipas informacioneve autori ngjarjes është identifikuar si Qerim Bello dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.