Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maya Aliçkaj alias Fatbardha Ulbirch , thotë se është dhunuar nga bashkëshorti i saj. Për këtë ajo ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje.
Ky urdhër mbrojtje është bërë publik së fundmi në media, ku bashkëshortit të saj, Arben Shuaipit, i urdhërohet që të mos i afrohet asaj në një perimetër prej 200 metrash dhe të mos shkojë në vilën që çifti kanë në një zonë rezidenciale në Mullet të Tiranës.
Këngëtarja e muzikës popullore, kishte bërë kërkesë edhe më herët për zgjidhjen e martesës së saj.
Çifti janë të përfolur edhe për pasuritë e tyre marramendëse. Ata janë pronarë të dy vilave në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, por jo vetëm.
