Drejtuesi Politik i Qarkut të Tiranës në PD, Belind Këlliçi, e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë si ekzekutim politik të Erion Veliajt.
I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Këlliçi, tha se sot Rama e ekzekutoi politikisht Veliajn, duke u vetëshpallur kryetar i Bashkisë së Tiranës.
I pyetur nga kryeredaktori i lajmeve në Vizion Plus, Roland Zili se përse qytetarët duhet të besojnë se Rama e futi Veliajn në burg pak para zgjedhjeve kur i duhet në fushatë, Këlliçi tha se kryeministri kishte nisur çmomntimin e Veliajt që para një viti që kur ta :fshinte” të kishte sa më pak kosto.
Pjesë nga biseda:
Këlliçi: Këtu po flitet me burgje, këtu sot është ekzekutuar politikisht, është ekzekutuar politiksht Erion Veliaj. Edi Rama është shpallur kryetar Bashkie.
Borakaj: Kështu e konsideruat?
Këlliçi: 100%, ka qenë fundebër gjithë ajo shfaqe. I duhej të jepte një mesazh që SPAK nuk e kontrollon ai, që është për një drejtësi majtas e djathtas. I duket sikur i vjen keq për Veliaj, por ka një vit që ka bërë plan ekzekutimin politik të Veliajt. Para një viti i hoqi lejet e ndërtimit, i hoqi burimin kryesor me një vendim duke ja kaluar AZHK-së. Pasi e futi në brug Veliajn, Rama i ktheu kompetencat Bashkisë së Tiranës, nuk e dimë kush e drejton. Në muajin gusht filloi retrushimi i Erion Veliajt. Në dhënien e çmimit qytetar nderi të Ali Ahmetit, Edi Rama e retrushoi nga çdo foto. Në fund fare ju hoq drejtimi politik.
Zili: Çfarë interesi kishte Rama të bënte këtë operacion?
Këlliçi: Kam një vit që e them që ai po e çmonton politikist, që kur ta flakë Veliajn të ishte njeri pa peshë. Sot Rama u vetëshpall Drejtues i Tiranës.