Ramadan Hasani, 30 vjeç është dhunuar barbarisht nga katër persona ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Korçë dhe policia njoftoi më herët se ka shpallur në kërkim katër autorët e dyshuar të ngjarjes. 30-vjeçari ndiqet dhe rrihet nga katër persona, të cilët kanë në duar shkopinj bejsbolli.
Në përpjekje për të shpëtuar, i riu ka shkuar drejt lavazhit por autorët e kanë ndjekur në ambientet e brendshme ku dhe e kanë rrahur barbarisht duke e goditur me shkopinj
Hasani është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autorët e dyshuar janë identifikuar si Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri.
Çfarë tha policia
“Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.”