Një deklaratë e thënë së fundmi nga regjisori dhe skenaristi Bujar Kapexhiu, ku ofendon gratë dhe vajzat, duke thënë se nuk kanë kapacitet që të shkruajnë humor, pasi sipas tij ky është një privilegj i të mençurve, ka shkaktuar shumë debat në rrjetet sociale. Deklarata është konsideruar si skandaloze.
I ftuar në ‘Top Albania Radio’, Kapexhiu u shpreh se nuk ka asnjë femër që shkruan humor, dhe se të gjitha barcaletat apo skenat që bëjnë audiencat për të qeshur prodhohen nga meshkujt. “Këtu e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve. (Ooo kjo ishte e rëndë, të qeshura mes moderatorëve). A e dini që ka shumë barcaleta për femrat, i sajojnë meshkujt, e dini që ka shumë barcaleta për meshkujt, i sajojnë po meshkuj, se femrat nuk kanë kapacitet për ta bërë këtë”, u shpreh Kapexhiu.