Kapet nëndetësja me kokainën “akrep” me vlerë 27 milionë Dollarë në Kolumbi

Një nëndetëse që transportonte kokainë është kapur në ujërat e Kolumbisë nga autoritetet kufitare.

Nëndetësja mbante një sasi prej 800 kg kokainë e ndarë në pako me logo të stampuar simbolin e akrepit.

Sasia e kokainës kap vlerën e 27 milionë Dollarëve dhe besohet se lënda narkotike ishte destinuar për SHBA ose Europë.

Tre persona që ndodheshin brenda nëndetëses u arrestuan. Kjo është hera e parë për këtë vit që autoritetet kolumbiane bllokojnë një nëndetëse me kokainë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.