Kaos në aeroportin e Majorkës, 18 të plagosur gjatë evakuimit të një avioni Ryanair

Një situatë kaotike tronditi mbrëmjen e 4 korrikut aeroportin e Palmës në Majorka, kur pas një alarmi për zjarr, i cili më pas rezultoi i rremë, u detyrua evakuimi emergjent i një avioni Boeing 737 të kompanisë Ryanair. Fluturimi i planifikuar për në Mançester u ndërpre papritmas, duke krijuar panik mes pasagjerëve.

Një video që u përhap shpejt në rrjetet sociale tregon dhjetëra njerëz që largohen në vrap duke zbritur nga rrëshqitësja emergjente në njërin prej krahëve të avionit, e vendosur rreth 3 metra mbi tokë. Disa prej tyre nuk arritën të uleshin lehtë, dhe kështu përfunduan duke marrë lëndime të lehta, kryesisht në kyçin e këmbës.

E habitshme ishte fakti që vetëm njëra prej rrëshqitësave u përdor, ajo në derën e përparme të majtë, ndërkohë që në raste të tilla, zakonisht janë të disponueshme të gjitha daljet emergjente. Pse ndodhi kështu? Ende mbetet një mister.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.