Kanosi me thikë vëllanë, në pranga 45-vjeçari në Librazhd

Miks Albania

Një 45-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Librazhd.

Sipas njoftimit zyrtar, ai dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me thikë vëllanë e tij.

“Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në fshatin Dorëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij”, thuhet në njoftim. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.