Prej disa kohësh tashmë, Zhaklin Lekatari është shndërruar në një emër mjaft të komentuar në media dhe aktivistja e njohur është vlerësuar gjithmonë për deklaratat e saj të drejtpërdrejta, pavarësisht se shpesh herë asaj i është dashur të përballet me kritika të ashpra nga përdoruesit e internetit.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-opinionistja e sezonit të dytë të “BBV”, ka folur për jetën e saj, ku gjithashtu ka prekur edhe një temë tepër delikate, atë të tradhtisë.
E pyetur nga drejtuesja e podcast-it, Alketa Vejsiu, nëse kishte tradhtuar ndonjëherë, Lekatari ka pranuar që është tradhtuar por njëkohësisht edhe ka tradhtuar. Ajo ka shpjeguar se tradhtia nuk është me domosdoshmëri një arsye apo një qëllim për të dëmtuar tjetrin por është një mungesë që shpesh herë ndodh mes çifteve.
“Edhe më kanë tradhtuar, edhe kam tradhtuar. Unë nuk besoj tek ajo fjalia që: “Once a cheater, always a cheater”. Unë mendoj që njeriu në periudha të ndryshme të jetës së tij bën zgjedhje të ndryshme dhe mendoj që tradhtia nuk është me domosdoshmëri një arsye apo një qëllim për të dëmtuar tjetrin. Është një mungesë që ne kemi dhe është një problem që ne kemi ndoshta me veten tonë dhe këtë problem nuk e zgjidhim në çift, apo me partnerin, apo edhe me veten tonë, por e gjejmë zgjidhjen jashtë”, shprehet Lekatari.