Shihemi në Gjyq” sot trajton rastin e një dyshimi të bashkëshortes për tradhti nga ana e bashkëshortit. Eriselda, në hyrjen e saj në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan tha se për shkak të këtij dyshimi tek Visi, ajo kontrolloi celularin e tij dhe zbuloi se bëhej fjalë për një detyrim financiar që një shok i burrit të saj ka ndaj tij.
Ky detyrim daton 5 vjet më parë ndërsa çifti ka vetëm 3 vite i martuar ndaj Eriselda nuk ka qenë në dijeni të tij. Eni Çobani sqaron se në fakt vetë ajo është në dijeni sepse Visi i është drejtuar që më herët pikërisht për të zgjidhur këtë problem.
Eriselda: Zonja Eni, unë e kam marrë shumë me vonesë ardhjen që Visi ka ardhur te ju. Mua më ka ngrënë në besë, realisht, situata jonë në shtëpi është bërë e patolerueshme, është bërë totalisht acaruese dhe nuk tolerohet.
Visi: Përse të hëngra në besë? Si të hëngra në besë?
Eriselda: Zotëri unë kam ardhur që ty të ndaj, ti mua më ke futur në konflikt.
Visi: Kjo punë ka qenë para se ne të fejoheshim e martoheshim bashkë , nuk ka lidhje fare, ka qenë shumë më përpara dhe unë ndaj jam drejtuar tek zonja Eni se nuk doja të të shqetësoja dhe nuk doja ta bëja fare publike këtë histori.
Eriselda: Më ke futur në konflikt me familjen. Zotëri unë kam ardhur për t’u ndarë. Ti nuk ke mbajtur premtimet.
Visi: Po për shkak të mashtruesit, të Nikola Zharrit që unë e kam njohur në Angli dhe i kam dhënë 10 mijë Euro.
Eriselda: Ku i ke lekët? Lekët pra ku i ke?
Visi: Ku i kam lekët? Nuk i kam lekët, ça të bëj unë të vras veten tani?
Eriselda: E para pse më hëngre mua në besë, më flisje lart e poshtë me atë?
Visi: Po flisja se ishte çështje borxhi dhe doja ta zgjidhnim.
Eni Çobani: Eriselda, kur je martuar me zotërinë?
Eriselda: 3 vjet që jemi të martuar, tani bëjmë 3 vjet.
Eni Çobani: Dhe kjo ka më shumë se 3 vjet, kjo histori ka 5 vjet.
Pavarësisht sqarimit të Visit se arsyeja pse ai nuk e ka vënë në dijeni Eriseldën për këtë histori ishte vetëm për mos ta shqetësuar, Eriselda thotë se ajo duhet ta dinte. Ajo sqaron sërish në detaje se si e ka zbuluar këtë borxh ndaj bashkëshortit të saj dhe kjo rindez gjakrat mes tyre.
Eriselda: Para dy vjetësh kam parë që burri im fliste lart e poshtë fshehurazi me një person në telefon, me mesazhe.
Eni Çobani: Po, dhe çfarë ishin ato mesazhe? Ishin mesazhet e Nikola Zharrit që kishte lidhje me borxhin.
Eriselda: I thashë ore zotëri çfarë janë këto mesazhe? Çfarë bëhet këtu? “Kam një borxh” tha, “i kam dhënë borxh një personi, një shoku, ia kam dhënë me mirëbesim”.
Eni Çobani: Para se të thoshte borxhin, ti e gjete njëherë në telefon se kush ishte.
Eriselda: Po, ndodhi sherri e të gjitha dhe në fund…
Eni Çobani: Po pra, këtë po pyes edhe unë, si re në dijeni që ishte një burrë dhe jo një grua?
Ardit Gjebrea: E more në telefon ti atë?
Eriselda: Po, e mora me telefonin e zotërisë.
Visi: Paske kontrolluar edhe telefonin!
Eriselda: A ta kontrollova pra? Po jam bashkëshortja unë!
Visi: Po je bashkëshortja, po me ç’të drejtë?
Eriselda: O zotëri, jam gruaja jote.