Kaloi me semafor të kuq, “Rrugorja” gjobit me 20 mijë lekë shoferin në Tiranë 

Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur një shofer i cili ka kaluar semaforin, duke u futur me të kuqe. Mësohet se shtetasi me iniciale  Xh. B., është ndëshkuar me masë administrative prej 20 mijë lekësh të reja për mosrespektim të semaforit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, vijojnë kontrollet parandaluese për goditjen dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që janë burim potencial për aksidente rrugore.

Në gamën e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, mbetet shqetësim mosrespektimi i semaforëve, nga drejtuesit e automjetëve.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë së këmbësorëve, janë angazhuar shërbime policore, për kontrollin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë semaforët, në orare dhe vende të ndryshme.

Në vijim të kontrolleve është konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe është ndëshkuar me masë administrative 20 mijë lekë të rinj, shtetasi Xh. B., për mosrespektim të semaforit.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.