Kallëzimi i AMP për sistemin TIMS/ Prokuroria e Tiranës kthen dosjen: Materialet të pa plota

Miks Albania

Pasi kallëzimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për skandalin me sistemin TIMS, prokuroria e Tiranës ka kthyer mbrapsht dosjen.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria thotë se materialet e dorëzuara nga AMP për sistemin TIMS nuk ishin të plota, ndërkohë që është dërguar fashikulli në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për hetime shtesë.

“Materialet e dorëzuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Prokurorinë e Tiranës për situatën në sistemin e Drejtorisë Teknologjike të Informacionit (TIMS) duket se kanë qenë të pa plota. Për këtë arsye, organi i akuzës e ka deleguar fashikullin për të cilin po hetohet në AMP, ku po kryhen veprimet shtesë.”, -thuhet në reagimin e prokurorisë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.