Ju na thoni shenjën e zodiakut të shoqes suaj të ngushtë dhe ne ju themi karakteristikat e saj!

Dashi

Dashi është shenja më energjike e zodiakut prandaj nuk është aspak habi që ta gjeni veten nga një festë në tjetrën. Është natyrë shumë sociale dhe gjithmonë e gatshme për të të ofruar mbështetjen e nevojshme. I urren gënjeshtrat dhe të ushqejë shpresa të kota, prandaj bëni mirë t’i shmangni ato nëse dëshironi ta keni mike për një kohë të gjatë.

Demi

Të lindurat nën shenjën e Demit janë mikeshat më besnike të zodiakut, të cilat nuk e tradhtojnë kurrë besimin tuaj. Ato vazhdojnë të ruajnë me fanatizëm miqësitë e krijuara ndër vite, por kjo nuk i pengon të hapin dyert edhe për shoqëri të reja.

Binjakët

Binjakët përveç miqësive të tyre personale bëhen shpeshherë shkak edhe për krijimin e miqësive të tjera. Kanë një rreth të gjerë miqësor, por janë të paktë miqtë e vërtetë që i njohin dhe nuk i braktisin kurrë.

Gaforrja

Gaforret i konsiderojnë miqtë pjesëtarë të familjes dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për ta. U pëlqen të kalojnë kohë me miqtë, prandaj dhe shpeshherë organizojnë festa për të kaluar sa më shumë kohë bashkë. Vetëm se kur shohin që mungon dashuria dhe sinqeriteti reciprok ato ndërpresin gjithçka.

Luani

Luani mund të konsiderohet si mbreti ose mbretëresha e dramës, por kur bëhet fjalë për raportet shoqërore është mikesha që çdokush do të donte të kishte. Janë besnike, bujare dhe dëgjuese e mirë kur miqtë kanë nevojë për të. Shpeshherë mund të tregoheni edhe autoritare, por e bëni këtë vetëm për të mirën e të tjerëve.

Virgjëresha

Nëse keni ndërmend të lidhni miqësi me një Virgjëreshë, duhet të përballeni me shenjën më perfeksioniste dhe kokëfortë të horoskopit. Por, pavarësisht kësaj ajo është shoqja e vërtetë, e sinqertë dhe që nuk i pëlqen të manipulojë situatat në favorin e saj. Mikesha Virgjëreshë është e drejtpërdrejtë dhe nuk flet kurrë pas krahëve.

Peshorja

Nuk janë të rralla rastet kur Peshorja është zhgënjyer nga shoqëria, madje shpeshherë edhe mund t’i ketë thënë vetes mjaft me kaq. Një shoqe Peshore është e matur, dëgjuese e mirë dhe gjithmonë me mend në kokë.

Akrepi

Edhe pse Akrepat mund të duken disi të egër dhe seriozë në pamje të parë, janë miq besnikë. Janë shumë selektive kur bëhet fjalë për miqësitë e reja, ndoshta edhe për shkak të natyrës së tyre idealiste. Ju pëlqen të falin siguri tek shoqet dhe e mirëpresin këtë gjë edhe prej tyre.

Shigjetari

Shigjetari është një shenjë aventuriere dhe e dashuruar pas lirisë, dy karakteristika që i kërkojnë medoemos edhe tek miqtë. Kjo është arsyeja që i zgjedhin gjithmonë si vetja, nuk ju pëlqejnë personat e mbyllur dhe që nuk dalin jashtë kornizave.

Bricjapi

Jeni të drejtpërdrejta dhe të ndershme me ata që i konsideroni miq. Thoni çdo gjë në sy prandaj shumë prej atyre që afrohen mbesin përgjithmonë miqtë tuaj.

Ujori

Ujori ka krah vetes miq të vërtetë që i ka përzemër. Herë pas here mund të ndodhë që të largoheni për pak kohë, por sa herë miqtë kanë nevojë për ndihmë ju jeni të parat që ua ofroni.

Peshqit

Peshqit nuk e kanë shumë të lehtë të krijojnë miq, sidomos miq te afërt, por kur kjo ndodh përkujdeseni mjaft për ta. Disa mund të përfitojnë nga bujaria juaj, kështu që është mirë të tregoheni gjithmonë të kujdesshëm.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.