Pas shumë diskutimeve për emigrantët e paligjshëm, Anglia mund të ndalojë shqiptarët që të kërkojnë azil. Ministri i Emigracionit Robert Jenrick deklaroi se këta emigrantë nuk duhen lejuar të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, pasi vijnë nga një vend i sigurt.
Duke folur për mediat, ai nënvizoi se është shumë e vështirë të kuptosh pse një shqiptar duhet të jetë në gjendje të kërkojë azil në Britani.
Ministry shtoi se nivelet aktuale të migrimit në Mbretërinë e Bashkuar janë alarmante.
Shqiptarët përbëjnë mbi një të tretën e 33,000 emigrantëve që hynë nga kanali i La Manshit në nëntë muajt e parë të këtij viti. Ky problem sipas ministrit Jenrick duhet të jetë “përparësia numër një” e qeverisë.
Komentet erdhën pasi Ministria e Brendshme nuk pranoi të komentojë një dokument të publikuar në media, sipas të cilit qeveria po punon për një paketë ligjore mbi frenimin e fluksit të azilkërkuesve që hyjnë në rrugë të paligjshme në Britani.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman po ashtu mesohet se I ka kërkuar kryeministrit që të mbështeste planet për të kthyer mbrapsht çdo emigrant të paligjshëm.