Java nis me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi mesatare prej 4-5 m/s, ndërsa në zonat bregdetare, veçanërisht në jugperëndim dhe në luginat, era do të arrijë shpejtësi deri në 6-8 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

Temperaturat do të variojnë nga minimumi prej 20°C deri në maksimumin prej 36°C.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.