Të shumtë janë zërat që flasin për një rikthim të Lionel Messit tek Barcelona, në përfundim të kontratës me francezët e PSG, por duket se për argjentinasin ka dalë një destinacion i ri.
Inter Miami është një destinacion shumë i mundshëm për 35-vjeçarin. Sipas The Athletic , klubi amerikan në pronësi të Deavid Beckham, pret që lojtari t’i bashkohet në muajt e ardhshëm, pavarësisht se nuk është arritur asnjë marrëveshje, me bisedimet që do të rifillojnë pas Kupës së Botës.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë i skadon kontrata në kryeqytetin francez në fund të sezonit aktual dhe ende nuk ka finalizuar kushtet e reja me PSG. Megjithatë, edhe ish-klubi Barcelona gjithashtu është lidhur me një lëvizje për ta rikthyer atë në Spanjë, por tani duket se ai do të shkojë në SHBA.