“Izraeli do të ketë një përgjigje për Iranin, por kjo përgjigje nuk do të kaloj në një luftë rajonale”, kështu raportojnë mediat izraelite mesditën e sotme.
Channel 12 raporton se në takimin e kabinetit të luftës u diskutua për përgjigjen e Izraelit ndaj Iranit.
Opsioni që mbizotëroi në përfundim të kësaj mbledhje ishte “një përgjigje hakëmarrëse e dhimbshme” kundër Iranit, por që nuk do të ndez një luftë rajonale.
Kabineti i luftës po synon gjithashtu të zgjedhë një reagim ndaj sulmit me raketa dhe dron iranian të së shtunës, që nuk do të bllokohet nga SHBA.
Nga ana tjetër, edhe Irani ka paralajmëruar se do të përgjigjet menjëherë dhe më fuqishëm se më parë nëse Izraeli hakmerret.
Irani lëshoi më shumë se 330 dronë dhe raketa në Izrael ditën e shtunë.