Sabri Kreka është i riu i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e një aksidenti të rëndë.
Aksidenti u regjistrua në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth.
20-vjeçari duke drejtuar automjetin, humbi kontrollin e makinës dhe si pasojë automjeti doli nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari humbi jetën në vendin e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.