Italia zbardhet nga bora në gusht, temperaturat -3 gradë celius

Reshjet e pazakonta të dëborës kanë pushtuar disa rajone të Italisë këtë të shtunë.

Rënia e menjëhershme e temperaturave ka sjellë reshje bore në majën e Marmolada, në Itali.

Mëngjesin e së shtunës streha e Punta Penia (3343 metra) është zbardhur plotësisht, sipas disa videove të postuara në rrjetet sociale.

Maja e Civetta-s, në zonën e Zoldo-s, gjithashtu është zbardhur nga bora.

Mëngjesin e djeshëm në qytete termometrat janë luhatur nga 15 deri në 17 gradë. I gjithë rajoni është përfshirë nga shtrëngata, pa breshër, përveç rasteve të izoluara dhe shira të dendur, me akumulime deri në 50-60 milimetra në zonën e Rovigos dhe në pjesën më jugore

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.