Italia përmbys rezultatin brenda 9 minutash

Shqipëria ka kaluar në avantazh e para në miqësoren ndaj Italisë, me një gol të Ardian Ismajlit në minutën e 16-të.

Por nuk ka vijuar për shumë festa e shqiptarëve, pasi azzurët kanë arritur të gjejnë golin e barazimit në minutën e 20-të të ndeshjes. Për fqinjët që ndodhen jashtë Kupës së Botës, ka shënuar Giovanni Di Lorenzo.

Në minutën e 25 të ndeshjes, Vincenzo Grifo ka shënuar duke kaluar Italinë në avantazh.

Ndeshja po luhet në stadiumin “Air Albania”, në një atmosferë elektrizuese i mbushur përplot me tifozë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.