Ishte me pushime në Shëngjin, 23-vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni i hotelit! Niset drejt Traumës

Miks Albania

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në Shëngjin.

Rreth orës 17:40, në ambientet e një hoteli, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë nga lartësia e një ballkoni një 23 vjeçar, i cili po pushonte në zonë.

I riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

“Rreth orës 17:40 në ambientet e një hoteli në Shëngjin, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia (ballkoni), shtetasi R. I., 23 vjeç, banues në Burrel, pushues në Shëngjin.

23-vjeçari është transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.