Ishte duke pastruar armën e zjarrit, humb jetën 50-vjeçari në Maliq

Policia

Ishte duke pastruar armën e zjarrit, humb jetën aksidentalish 50-vjeçari në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Zëmblak. 50 vjeçari ka qenë duke pastruar armën tip çifte,  ndërsa dyshohet se i është shkrepur aksidentalisht.

Mësohet se viktima është Taulant Myftarlli.

Policia ka shkrua në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi Policise

Maliq/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.