Aksident i rëndë mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit. Mësohet se një makinë me targa Serbie është përplasur me trafik ndarësen dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë plagosur 5 anëtarë të një familjeje, 3 fëmijë dhe burrë e grua.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, gruaja ndodhet në gjendje të rëndë.
Familja po shkonte me pushime. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia, lagështira në rrugë dhe humbje e kontrollit të mjetit.