Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore.
Kërkesën e tij do ta shqyrtojë gjyqtarja Suela Lika.
Avokatët në kërkesën e tyre janë bazuar në nenin 59/a pika c e Kodit Penal sipas të cilit, për dënime të mbetura nën dy vite mund të lejohet qëndrimi në shtëpi për shkaqe shëndetësore.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit u dënua me 3 vite burg ndërkohë që i kanë mbetur për të vuajtur 1.2 vite burg.
Safet Gjici është dënuar për “shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv”.