Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve, në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga.

Po ashtu, bëhet me dije se është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi. Shkarkimi i dy krerëve të policisë ka ardhur pas motivacionit se nuk kanë marrë masat e duhura për protestën e djeshme të opozitës që shkaktoi trazira.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.