Ilir Meta zhvillon takimin e parë me familjen e tij! Ja kush e vizitoi sot në Burgun “313” 

Miks Albania

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ndodhur prej një jave në qeli për akuzat për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “mos deklarim të pasurisë”, ka zhvilluar sot takimin e tij të parë me familjen. 

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Metën e vizituan sot në burgu “313” djali, vajza e tij dhe motra, pasi SPAK dha leje që ish-presidenti i Republikës të vizitohet në burg nga të afërmit. 

Gjatë ditëve të pata te “313”-a  Meta ishte vizituar në burg vetëm nga avokati i tij, Genc Gjokutaj. 

Kreu i Partisë së Lirisë u arrestua një javë më parë për akuzat korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Për të njëjtat vepra penale akuzohet dhe Kryemadhi. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.