Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata e Posaçme shqyrton më 20 qershor kërkesën e ish-Presidentit

Miks Albania

Mbrojtja e Metës kërkon zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë tjetër më të butë, pasi sipas tij në rastin “Meta” janë shkelur afatet duke kaluar 8 muaj dhe në asnjë rast nuk është paraqitur nga SPAK informacion dy mujor mbi çështjen.

Ish-presidenti akuzohet se ka kryer korrupsion, pastrim parash e fshehje të origjinës së tyre në lidhje me dosjet Cez-Dia, lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për shpenzime familjare.

Në hetim është edhe ish- bashkëshortja e tij, deputetja, Monika Kryemadhi, por kjo e fundit në një masë të butë sigurie, detyrim paraqitje.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.