Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj merr një tjetër gjobë nga Policia Bashkiake, sërish për parkim të mjetit në vend të palejuar.
Kujtojmë se paraditen e sotme, Beqaj është paraqitur sërish në ambientet e SPAK, aty ku do të merret në pyetje lidhur me aferën e sterilizimit.
Nuk dihet se sa do qëndrojë ish-ministri këtë të Premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pasi seancat e marrjes në pyetje 3 herët e para kanë qenë relativisht të gjata.