Identifikohet viktima që u gjet i pajetë tre ditë më parë në rrugën Elbasan-Peqin

Është identifikuar viktima që u gjet i pajetë tre ditë më parë në rrugën Elbasan-Peqin, në fshatin Papër.

Burimet bëjnë me dije se viktima është shtetasi Dalip Xhakoi, banues ne fshatin Vidhas, Elbasan.

Ai njihej në zonë si një person që konsumonte alkool.

55-vjeçari ishte beqar. Dalip Xhakoi u gjet më 23 dhjetor pa shenja jete anash rrugës në Papër të Elbasanit. Viktima është aksidentuar nga një makinë, e cila është larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.