Identifikohet 18-vjeçarja që humbi jetën nga aksidenti në Durrës, i riu drejtonte mjetin me shpejtësi skëterrë

Vikena Greku është 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Automjeti drejtohej nga 26-vjeçari Arbëri Xhaxhaj, i cili ka mbetur i plagosur. Ai po udhëtonte me një mjet tip BMW X5, i cili po lëvizte në përfundim të autostradës, mbi mbikalim, në zonën ku rruga devijohet në dy drejtime: një drejt Plazhit dhe një drejt Portit të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se automjeti ka qenë me shpejtësi të lartë dhe ka goditur barrierat metalike, duke rënë më pas nga një lartësi e konsiderueshme.

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 18-vjeçarja nga Fieri, e cila ndodhej si pasagjere në automjet. Për nxjerrjen e personave të bllokuar nga mjeti i shkatërruar u desh ndërhyrja e zjarrfikësve dhe forcave të policisë.

Nga aksidenti mbetën të plagosur gjithashtu edhe dy këmbësorë, të cilët u goditën nga automjeti.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.