I zhdukur prej marsit, 29-vjeçari shqiptar u vra nga Spanjolli për 5 euro të vjedhura

Një përleshje e nisur në një plantacion marihuane në Spanjë, ka përfunduar me vdekjen e një të riu shqiptar që sipas mediave vendase ishte braktisur në një zonë të pyllëzuar. Trupi i të riut kishte plagë që tregonin qartë se ai ishte dhunuar dhe kishte marr lëndime të rënda në kokë.

Hetimi nisi si pasojë e një denoncimi për zhdukjen e një personi më 4 mars. Shoqëria e viktimës ka shkuar në komisariat dhe ka shpjeguar se i riu, shtetas shqiptar, ishte zhdukur dhe se prej ditësh nuk kishin marrë vesh për të. . Miqtë e të riut e dinin se ai jetonte në një shtëpi në zonën e Can Fornaca, e njohur për plantacionet e marihuanës të vendosura brenda shtëpive. Hetimi i policisë katalanase i çoi agjentët në një nga fermat e kësaj zone dhe aty gjetën një plantacion, ku arrestuan gjithashtu si autor për krimin, një 52-vjeçar me kombësi spanjolle.

Siç ka mundur të mësojë ElCaso.com, nga burimet e hetimit, sherri filloi për një borxh qesharak. I moshuari akuzoi të riun se i kishte vjedhur pesë euro. Përleshja është përshkallëzuar derisa dyshohet se i arrestuari i ka hapur kokën me çekiç të riut, duke i shkaktuar vdekjen. Pastaj ai e braktisi atë në pyll.

Të enjten e kaluar, më 11 maj, pasi qëndroi dy ditë në komisariatin e Santa Coloma, autori u dërgua në gjykatë ku mori masën e arrestit me burg.  Ky nuk është krimi i parë i këtij viti që lidhet, në një mënyrë apo tjetër, me kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në Katalonjë dhe që ka për viktimë një shqiptar.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.