I vuri zjarrin parkingut të pallatit,policia identifikon autorin:Pas sherrit me babain…

Policia e Tiranës ka dhënë informacion për zjarrin e rënë në parkingun e një pallati në Unazë të Re.

Sipas uniformave blu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi E. L., 36 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se gjatë një konflikti me shtetasin S. L. (babai), i ka vënë zjarrin automjetit të tij.

36-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është shoqëruar shtetasi S. L., i cili ishte prezent bashkë me 36-vjeçarin, gjatë ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.