Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës pak pas mesditës ditën e djeshme.
Bledar Trëndafili 45-vjeç ka tentuar që të djegë me benzinë gruan e tij Melisa Trëndafili, me të cilën ishin të proces divorci. 31-vjeçarja ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, më pas është nisur drejt QSUT. Burime të siguruara pranë grupit të hetimit thanë se Bledar Trëndafili i ka telefonuar bashkëshortes së tij duke i kërkuar të dalë nga banesa për të sqaruar diçka, madje shumë metra poshtë banesës që Melisa Trëndafili kishte marrë me qira dhe jetonte me fëmijët e saj. Mësohet se pasi janë takuar janë ulur në shkallët e një banese private ku ndodhi dhe ngjarja. Krejt papritur Bledar Trëndafili e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe po aq shpejt i ka vënë dhe flakën.
Duke qenë fare pranë një ndërtese private Melisa Trëndafili ka trokitur në portën e kësaj shtëpie aty ku në ndihmë i ka ardhur një grua 65 vjeçare e cila jo vetem ka arritur t’i heqë rrobat që kishte veshur, por dhe ka mjekuar me barna rrethanore shtëpie. Më pas e ka veshur me rroba të tjera dhe ka lajmëruar ambulancën e policinë
Burime thanë se Bledar Trëndafili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ende nuk ka mundur të arrestojë atë.
Të njëjtat burime thanë se Bledar Trëndafili e ka takuar dhe 3 herë të tjera bashkëshorten e tij aty ku ajo jetonte me qera, për t’i kërkuar të heqë dorë nga divorci.