Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në zonën e ish-Bllokur në Tiranë.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një noteri.
Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00, dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon ër zbardhjen e rrethanave si dhe po mbledh kamerat në zonë për identifikimin e autorëve.
“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale“, njofton policia.