I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje

Mbrëmjen e djeshme, 8 korrik, policia gjeti të pajetë 23 vjeçarin Renis Dobra, pranë liqenit të Shkopetit.

Raportohet, se i riu ka shenja mavijosje në qafë, çka për policinë ngre dyshimet se e kanë mbytur dhe makinën ia kanë hedhur në liqen.

Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë alarmuar policinë për zhdukjen e të riut. Konkretisht sipas policisë i ati ka kallëzuar se djali i tij nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime ata kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Njoftimi i policisë

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.