I nxehti afrikan në Shqipëri do të qëndrojë gjatë, sinoptikani: Ditën e hënë do të ketë rënie të temperaturave, por nga dita e enjte…

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendit do të jetë prezent deri në fund të muajit korrik por edhe gushti do të jetë i nxehtë. Lajmin e bën të ditur meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb. Shqipëria, sipas tij, aktualisht ndodhet në epiqendrën e kësaj vale të nxehti ndërsa termometri në disa zona ka shkuar deri në 42 gradë Celsius.

Më të freskëta pritet që të jenë zonat bregdetare por edhe juglindja e vendit ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Meteorologu Hakil Osmani raporton së në disa zona do të shkojë dhe 43 gradë celcius si Cerriku dhe Koçova Edhe pse ditën e diel dhe të hënë do të ketë rënie me 3-4 gradë nga dita e enjte do të ketë sërish rritje temperaturash.

“Dita e sotme pritet të jetë e nxehtë pasi pritet të kemi temperature pranë vlerave 42 gradë celcius në zona si Elbasani dhe Berati, në zonat e izoluara si Cerriku dhe Kucova do të regjistrojnë vlera shumë pranë 43 gradë celcius.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.