I kishte rënë bateria, Veliaj ndihmon qytetarin të ndezë automjetin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ndihmuar një qytetar që kishte probleme me makinën, teksa po inspektonte rrugën e re “Rexhep Bastari” në zonën e Freskut në kryeqytet.

Në videon e postuar në Instagram nga kryebashkiaku, pa se një qytetar nuk po mundej dot të ndizte automjetin pasi i kishte rënë bateria.

”Me një rrugë, i mbyllëm dy punë sot: Shtruam Rr. “Rexhep Bastari” te Fresku dhe ndihmuam Bledarin, se i kishte rënë bateria e makinës”, shkruan Veliaj.

Veliaj nxori kavot nga makina për të ndihmuar qytetarin që të rindizte mjetin e tij.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.