I humbur prej ditësh, gjendet i pajetë në një kanal i moshuari në Lushnjë

Miks Albania

Është gjetur i pajetë Rasim Prodani, 89 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur që prej datës 22 janar. Trupi i tij u gjet brenda një kanali në Dushk të Lushnjës, pranë rrugës nacionale Lushnje-Rrogozhinë.

Familjarët e tij kishin bërë denoncim në polici për humbjen e tij, dhe pas 10 ditësh kërkimesh, policia e Lushnjës ka kryer kontrolle të shumta. Sot, rreth orës 9:15, shërbimet policore gjetën trupin e pajetë të 89-vjeçarit. Hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes vijojnë.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.