Prej fundjavës Shqipëria është “pushtuar” nga i ftohti polar, ku temperaturat kanë rënë ndjeshëm në të gjithë territorin.
Zonat verilindore dhe juglindore janë mbuluar nga dëbora, ku në disa akse kanë krijuar edhe probleme në qarkullimin e mjeteve.
Ndërkohë që gjatë ditëve në vijim pritet që termometri të vijojë të ulet, ku kulmin do të arrijë në fundjavë, pasi temperaturat pritet të shënojnë disa gradë nën zero.
Përgjatë ditës së premte dhe të shtunë në zonat verilindore dhe ato juglindore termometri pritet të shënojë deri në -8 gradë celcius.