Dritan Demiraj shqiptari që tronditi Italinë me vrasjen e dyfishtë në zonën Komo në vitin 2014, ka ndërruar jetë në spitalin e Parmës.
Demiraj qëndronte prej shumë kohësh në koma në spital, pasi u rrah brutalisht në burg. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurës rumune Lidia Nusdorfi dhe të të dashurit të saj Silvio Mannina u
Më pas në burg, gjatë vitit 2016, Demiraj u masakrua në korridoret e burgut nga një rumun ish-boksier, me grushta dhe shkelma. Që prej atij momenti, Demiraj nuk mbante mend më asgjë, as të afërmit e tij dhe as vrasjet e kryera dhe truri i tij ishte shndërruar në atë të një fëmije, që ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme.
Ish-të dashurën rumune, Demiraj e vrau duke e qëlluar me thikë 11 herë në stacionin Mozzate në Komo, ndërsa të dashurin e saj, e joshi me anë të një kurthi në Rimini së bashku me partneren e tij Monica Sanchi e cila mori pjesë në krim.