“Hyri si luan, e doli si mace”/ Bledi Mane: S’do bëhem si ajo motra e Oltës që shan gjithë dynjanë

Gazetari i njohur, Bledi Mane, ishte sot i ftuar në “Wake Up” dhe rrëfeu për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP2”. Por jo vetëm kaq, pasi komentoi edhe deklaratat e bëra ndaj tij jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Moderatorët e programit i kujtuan ish-banorit të BB VIP2 një deklaratë të motrës së Olta Gixharit, Gerta. Kjo e fundit ka qenë e ftuar në “Wake Up” ku tha se “Bledi hyri si luan, e doli si mace”.

Mane tha se ai do jetë “avokati i banorëve dhe nuk do të jetë si kunata e Oltës që shan gjithë dynjanë”. Moderatorët i thanë se nuk është kunata por e motra e aktores së njohur dhe e pyetën nëse ka një përgjigje për të.

“Për Oltën apo për motrën? Apo dy në një”, u përgjigj gazetari i njohur.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.