“Hynë të dehur në seancë”/ Paloka dhe Leskaj përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi

Një grup deputetesh nga Partia Socialiste i kanë kërkuar Kryetares se Kuvendit, Lindita Nikolla të mblidhet Sekretariati i Etikes, për të vendosur masë disiplinore për dy deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Ndër të tjera njoftohet se gjatë votimit të buxhetit, deputetët e PS pretendojnë se deputetët e PD, Leskaj dhe Paloka kanë hyrë të dehur nga kafja e Kuvendit brenda në sallë, dhe kanë përdorur fjalor fyes e banal ndaj mazhorancës.

Për këtë, deputetet e PS po mbledhin firmat për procedim disiplinor të dy deputeteve dhe për përjashtimin 10 ditor te tyre nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.